Xavi, i cili ka ende kontratë deri në vitin 2025, ka deklaruar se nuk do të vazhdojë më pas këtij sezoni. Legjenda e Barcelonës tha se ky ishte vendimi më i mirë për klubin dhe katalanasit tani kanë muaj kohë për të gjetur një trajner të ri.

Edhe nëse ndarja do të ndodhë vetëm në fund të këtij sezoni, FC Barcelona tani është në kërkim të një trajneri. Në hapësirën publike u shfaqën disa emra, mes tyre Hansi Fick, apo Jurgen Klopp, por u shfaq edhe një propozim i papritur.

Varianti i propozuar nga AI (Inteligjenca Artificiale)

Një softuer i Inteligjencës Artificiale në Poloni, analizoi situatën aktuale të klubit katalanas, lojtarët që janë në skuadër dhe profilet e trajnerëve në dispozicion, ndërsa arriti në një rezultat të papritur për trajnerin e ardhshëm të Barcelonës, Steffen Baumgart.

Tekniku 52-vjeçar aktualisht është pa kontratë dhe ka qenë trajner i fundit i FC Koln në periudhën 2021-2023. Në 98 ndeshje, Steffen Baumgart fitoi 31 ndeshje, barazoi 31 dhe humbi 36.