Bido: Kur flasim për asociacionin nisëm të diskutojmë se është faji i Albinit, i Hashimit, për riskun në jug, kur të vijmë pas 10 vitesh të themi faji i Ramës, Metës, e kemi të thjeshtë të shajmë kundërshtarin politik.

Bido: Pse duhet të krijojmë imunitet për shkak të dyshtetësisë?

Zheji: Ballkani ka përjetuar 150 vjet luftëra, jemi dy popujt më të vjetrit në Ballkan, rrënjët tona sa më thellë të shkojmë aq më shumë gërshetohen, kemi shumë gjëra që na ndajnë, ku ne kemi mbetur të vegjël, ata janë në NATO, në BE, kanë bërë revolucionin, për të shkuar nga kjo tek Beleri, është një personazh, që tregon kemi shtet s’kemi shtet, Micotaqis ka dalë 7% më shumë në zgjedhje për Belerin, ju mendoni se nuk e zë gjumi për Belerin? I duhet për të krijuar të djathtën nacionaliste. Beleri ekspozon marrëdhënien e vërtetë mes dy vendeve, ka shumë përgjigje për Belerin, ka bërë më shumë se ç’ka vjedhur vota, kush nuk votohet për mua i kthehet fëmija nga emigracioni.