Deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga SPAK se ka pyetur prokurorët, duken të pabesueshme për juristin Rezart Kthupi. Në “Repolitix” në Report Tv, Kthupi tha se nuk ndodh asnjëherë që një prokuror të të lejojë ti bësh pyetje e aq më pak të të përgjigjet. Sipas tij deklaratat e Berishës janë në kuadrin e retorikës politike.

Sot Berisha pavarësisht pse nuk e njeh autoritetin e spak mbi bazën e orarit që kishte vendosur spak u detyrua të çohej nga shtëpia e tij dhe shkoi u përball me dy prokurorët. Pyeti dhe e pyetën. Berisha sot prokurorëve mund tu ketë komunikuar një masë detyrim paraqitje te rruga e shpresës çdo ditë në orën gjashtë. Pra kanë ndërruar rolet. Në atë seancë asgjë nuk ka ndodhur. Çështja është se të paktën për aq eksperiencë sa kemi në raport me proceset e marrjes në pyetje, nuk ka ndonjë prokuror që ti i drejton pyetje dhe të kthen përgjigje. Por prokurori të pyet. Në këto kushte kur Berisha deklaron se i ka marrë në pyetje është në kuadrin e retorikës politike”, shtoi ai.