Në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023 Sali Berisha ka shkelur për herë të pestë vendimin e GJKKO.

Ndonëse e ka të ndaluar që të flasë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton, Berisha edhe këtë mbrëmje ka dalë në dritaren e shtëpisë ku po zbaton masën e sigurisë dhe me një letër në dorë ka nisur të “recitojë” para atyre pak militantëve të Rithemelimit që i kanë shkuar poshtë pallatit në rrugën Mustafa Matohiti.

Kjo është mbrëmja e katërt që Berisha flet nga dritarja duke dhënë shfaqje për militantët e Rithemelimit, por ndërkohë duke sfiduar hapur drejtësinë, ndërsa herën e parë vendimin e shkeli në një komunikim me gazetën Bild.

Kujtojmë se pak ditë më parë, teknikët e fonisë u shfaqën në banesën e ish-kryeministrit Berisha, duke montuar një sistem të ri audio për t’i dhënë mundësi atij të flasë me mikrofon nga dritarja.