Rama: Nuk jemi të shtrënguar të bëjmë asgjë që jep një goditje të re kulturës së shtetit dhe demokratike. Ju kujtohet besoj se pavarësisht se jeni më të ri, kur iu thosha nëse ne do të hapim rrugë për shkak të bojkotit, do të kemi bojkot non stop. Keni dëgjuar ju këta që kanë dilemat psiko-fizike që do të bëjmë bojkot. Pse u varros bojkoti si mjet sepse u kujtua që bojkoti, përmes të cilit do të çosh në buzë të greminës të gjithë, të çon ty në fund të greminës dhe pastaj rruga për të ardhur aty ku ishte është shumë e gjatë. Keni dëgjuar më njeri dhe nga këta që kanë këto dilemat midis mundjes, boksit dhe politikës, të thotë se nuk do të hymë në zgjedhje. Pse? Sepse u provua që të mos hysh në zgjedhje e ha vetëm ti, ndërkohë që vite të tëra ranë pre e një inerci që na thoshte bojkot. Edhe unë jam këtu dëshmitar si një protagonist në këtë inerci.
Po të kthehesha pas në vitin 2009, nuk do të bëja bojkot por nga ana tjetër, po të kthehesha pas me mend e atëhershme do të bëja bojkotin. Ishte një bojkot i arsyeshëm për një shkak komplet të thjeshtë. Ishte krim që na çoi në grevë urie por mendoj se atë rezultat mund ta kishim arritur edhe pa bojkot. E them këtë sepse ishte gjithmonë rruga ti bojkoton, merr përsipër goditje, pastaj të vijnë amerikanët, francezë, belgët dhe të thonë gjeni një zgjidhje. Ditën që u tha jo, këtu stop, do të bojkotosh, të rrish në çadër, të luftosh vdekje a liri bëje deri kur të të vijë mosha për të shkuar në banesën e fundit por rrugën kështu nuk e ha dot. Nëse nuk do të futesh në zgjedhje mos u fut derisa të të mërzitet politika. Do të ngresh karrigesh, griji, të ndezësh flakët, ndizi, të përdorësh të gjithë arsenalin e gojës përdore.
Ti asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans që t’i marrësh por as të të dëgjohen nëse nuk i jep të drejtën të flasë. Deri në mars, prill, qershor apo 2025 edhe kjo do të marrë fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë sepse nuk të çon asgjekundi por të çon poshtë ballkonit.”, tha Rama.