Një banesë në Krujë është përfshirë në flakë këtë mbrëmje si pasojë e një defekti në bombolën e gazit. Të lënduar me djegie në trup kanë mbetur 28-vjeçari dhe nëna e tij Lie Sallaku të cilët ndodhen për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.