Normat e interesit të bonove të thesarit, letrave me vlerë të cilat përdoren nga qeveria për të marrë borxh, e kanë nisur vitin në rritje. Në ankandin e parë të 2024-s, atë të së enjtes, norma e interesit të bonove 12-mujore u rrit në 3.4 për qind nga 3.36 për qind fund-vitin e sapo lënë pas. Megjithatë, pavarësisht rritjes së lehtë të interesave qeveria nuk arriti të marrë të gjithë shumën e synuar.
Nga 14 miliardë lekë të kërkuara, qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë investuan vetëm 10.5 miliardë lekë.
Bonot e thesarit e nisin vitin në rritje, norma e interesit shkon në
Njohës të tregut e lidhin rënien e interesit për të investuar me faktin se një vit më parë normat e interesit për bonot e thesarit 12-mujore ishin ndjeshëm më të larta, gati 2 për qind më shumë se aktualisht.Bonot e thesarit 12-mujore pritet të jenë instrumenti kryesor që qeveria do të përdorë për të marrë hua. Nëpërmjet këtyre letrave me vlerë parashikohet të garantohen gati 200 miliardë lekë.
Bonot e thesarit e nisin vitin në rritje, norma e interesit shkon në
Në total, për të mbuluar deficitin buxhetor, paguar borxhet e vjetra dhe për të financuar disa projekte, qeveria planifikon të marrë 415,2 miliardë lekë hua këtë vit. Sipas planifikimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pjesa më e madhe e huave, mbi 378 miliardë lekë, pritet të merren brenda vendit. Me anë të një Eurobondi, pritet të sigurohen edhe 36,6 miliardë lekë të tjera.
Bonot e thesarit e nisin vitin në rritje, norma e interesit shkon në
Rritja e normës së interesit për bonot e thesarit 12-mujore këtë fillim-vit mund të jetë një lajm i keq për kredi-marrësist shqiptarë në lekë të cilët do të duhet të paguajnë më shumë për këstet e tyre të kredisë.