Minutat e shumta të marra te Chelsea, madje në disa raste edhe si titullar, nuk e kanë larguar nga merkato.

Madje, emri i Armando Brojës po dëgjohet gjithmonë e më shumë në tregun e transferimeve në Premier League.

Edhe më parë ishte folur për një lëvizje të mundshme të ulmuesit brenda kampionatit anglez, me disa skuadra që interesohen për shërbimet e tij. Listës i është shtuar edhe West Ham. Lajmi konfirmohet nga gazetari Rudy Galletti, ekspert në merkato. Sipas tij “Çekanët” janë në kërkim të një sulmuesi dhe kuotat e Armando Brojës në listën e klubit londinez janë rritur ndjeshëm.

Bashkë me sulmuesin kuqezi, West Ham kërkon edhe futbollistin e Paris Saint-Germain, Hugo Ekitike dhe do të zgjedhë mes këtyre të dyve. Largimi nga Chelsea mund të jetë një opsion i mirë për Brojën, që kërkon të luajë me vazhdimësi dhe të gjejë formën e tij më të mirë pas dëmtimit të rëndë.

Kjo do të ishte diçka e rëndësishme edhe për kombëtaren e Shqipërisë që nuk mund të privohet nga talenti i Armando Brojës në finalet e Euro 2024. /