BRITANI-Me vetëm gjashtë gola në 28 ndeshje këtë sezon, Bruno Fernandes e ka pasur të vështirë të shënojë gola, ashtu si edhe e gjithë skuadra e Manchester United, e cila ka sulmin e katërt më të keq në Premier League (24 gola në 21 ndeshje).
Kështu, ish-lojtari Jamie Carragher kritikoi paaftësinë e ndërkombëtarit portugez për të përfituar nga cilësitë e tij: “Kështu e përshkrova Pogban. Ka një ndryshim të madh mes një talenti të madh dhe të qenit një lojtar i madh.”
“Pogba ishte pikërisht ai, kishte talent të madh, por ai nuk ishte një lojtar i madh. Është e njëjta gjë me Bruno Fernandes”,- argumentoi ish-lojtari i Liverpool-it në podkastin e “The Overlap”.