Këtë të martë ka ndodhur një skenë e neveritshme në Komisionin e Medias.

Jo se janë përleshur me njëri-tjetrin, deputetët e së njëtës parti, të ndarë për shkak të hallit të Sali Berishës.

Por se ishte e shëmtuar, të shihje dy “burra”, Gazment Bardhin e Flamur Nokën, duke iu ulëritur dy grave, kolegeve të tyre, pse kanë inate me Lulzim Bashën.

Dhuna e tyre psikologjike dhe fizike ndaj dy grave, me Gazment Bardhin që iu ulëriste tek veshi, aq sa dukej se do përleshej prej flokësh me to, tregon degradimin e atyre që ndjekin pas Sali Berishën.

Degradim, që përveçse i ka kthyer në personazhe qesharakë, po i bën edhe të urryer.