Çështja e Fredi Belerit është bërë temë diskutimi në Bruksel, gjatë takimi të 17-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Kryetari i Komitetit të Stabilitim Asociimit tha gjatë takimit se çështja ‘Beleri’ nuk është mes Shqipërisë e Greqisë, por është çështje evropiane.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha si përgjigje se kjo çështje i përket organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe se ‘koha kur gjykatat trajtoheshin si përkatësi partiake, ka mbaruar.

“Takimi sot nuk është për çështje personale të dikujt. “Beleri” nuk është çështje evropiane por e organeve të drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria pret t’i bashkohet familjes së BE. Koha kur gjykatat trajtohen si përkatësi partiake ka mbaruar. Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformave, përfshirë atë të drejtësisë”-tha ministri Hasani.