Kryeministri Edi Rama nisi sezonin e tretë të podcastit “Flasim” me një histori dashurie shqiptaro-libaneze.

Rama: Të lumtur në çudinë e vetë! Armida është e huaj, Elias është shqiptar. Ju jeni njohur as në Shqipëri, as në Liban, nga është Armida, por jeni njohur “mbrapa diellit”, siç themi ne.

Elias: Unë kam ikur nga Libani në 2007, ne kemi jetuar në një zonë katolike dhe ka pasur atak terrorist.

Armida: Më çoi një email Suzan Miller, ku thoshte se në 17 maj do takoj dashurinë e jetës sime. Ishte bosh, jashtë, nuk kishte asnjë njeri. Më del një djalë e më thotë pse mos dalim të pimë diçka bashkë. E pashë një herë, i kisha bërë një herë llogaritë që ky ishte nga Libani, nga Lindja e Mesme dhe duke qenë se mendoja se dija shumë për botën, thosha ç’punë kisha unë me këta të Lindjes së Mesme. Hap telefonin për të shkëputur bisedën, dhe pashë datën 17 maj, thashë mos! Ma bëj dhe një herë pyetjen.

Familja e tyre është shtuar me dy vajza; teksa ka qënë zgjedhja e tyre për të qëndruar në Shqipëri pavarësisht mundësive përtej saj. Ata kanë krijuar një organizëm ku kanë angazhuar edhe shumë gra shqiptare me punime artizanale.

Të jetuarit në Tiranë është shumë mirë për libanezin Elias, por Armida vajza me origjinë nga Vlora por e rritur në Kukës, tregon se është edhe sfiduese; por kjo nuk e bën të braktis vendin e saj.