Kryegazetari i familjes Berisha, Çim Peka ka braktisur Sali Berishën pas masës së arrestit shtëpiak dhe është arratisur drejt Milanos.

Ndërsa u ka bërë thirrje demokratëve të qëndrojnë tek e ashtuquajtura “rrugica e Salës’’, ai vetë ka ikur për të bërë shopping në Milano. Këtë e ka treguar vetë Peka përmes postimeve në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë një video.

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të 2023 për aferën “Partizani”.

Ndonëse e ka të ndaluar që të flasë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton, Berisha edhe mbrëmjen e djeshme ka dalë në dritaren e shtëpisë ku po zbaton masën e sigurisë dhe me një letër në dorë ka nisur të “recitojë” para atyre pak militantëve të Rithemelimit që i ka mbledhur poshtë pallatit në rrugën Mustafa Matohiti.

Përveç qytetarëve, duket se Berishën po e braktisin dhe të tijët. Kujtojmë se pak ditë më parë dhe drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit, Alfred Lela në një intervistë tregoi se nuk ndodhet në Shqipëri për të përkrahur ish kryeministrin, por në Boston.