Që nga mesdita e së premtes dhe “tërmeti” i njoftimit të largimit të Jurgen Klopp në fund të sezonit, gjithçka po lëviz rreth gjermanit në Liverpool. Njeriu që i ktheu “Reds” në majat e futbollit anglez adhurohet si një Zot në “Anfield”.

Në kushtet aktuale, dhe nëse Liverpool nuk arrin të kualifikohet në finalet e Europa League ose FA Cup, gjermani do të ulet në stol për herë të fundit në 19 maj në shtëpi ndaj Wolves. Sido që të jetë, sigurisht që kjo do të jetë ndeshja e fundit në “Anfield”, diçka e paimagjinueshme e rëndësishme për çdo tifoz të Liverpool-it.

Dhe kjo shihet nga fakti se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë rritur në lartësi të pabesueshme.

Siç raportojnë mediat angleze, ulëset menjëherë pas pankinës së Liverpool-it pritet të kushtojnë 25.000 paund (30.000) euro, ndërsa disa të tjera që çmimi real i tyre është 70 euro, janë shitur për 3.000 euro!