Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi dhe akuzohet për vjedhje.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte i punësuar si çoban, por ka rezultuar se ka vjedhur 20 dele të pronarit grek.

Shqiptari bëri denoncim në polici për humbjen e kafshëve të buta, dhe në bazë të hetimeve dhe provave të mbledhura, autoritetet zbuluan se vjedhja është kryer me ndihmën e njerëzve nga brenda.

Pavarësisht arrestimit të 45-vjeçarit, 20 kafshët e vjedhura nuk janë gjetur ende dhe kërkimet janë në vazhdim.