Për herë të parë në historinë e skive shqiptare Lara Colturi ka arritur të renditet në top 10-shen e një gare në Botërorin e skive. 17-vjeçarja në pistën austriake të Flachaut bëri mrekullinë në disiplinën e Slallomit edhe pse u nis e 60, duke lënë pas skiatore kampione si Shiffrin apo Vlohva dhe duke e mbyllur garën e 9-ta.
Për këtë rezultat të shkëlqyer të skiatores Lara Cloturi ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili shkruan:
”Një tjetër rezultat fantastik për Shqipërine
Skiatorja Lara Colturi, italiania që vendosi bashkë me prindërit të përfaqësojë flamurin më të bukur në botë, u klasifikua për herë të parë në Top10, në një garë të Kupës së Botës.
Urime Federatës Shqiptare të Skive, e cila falë pasionit të paepur të presidentit Elvis Toçi, ka krijuar një bërthamë talentesh me djem e vajza shqiptare, që stërviten në pistat e Italisë e jo vetëm, ndër të cilët Lara është sot për sot xhevahiri më i çmuar i kurorës”./m.j