EMIRATET ARABE – Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm këtë të premte në galën e Globe Soccer Awards, në Dubai, ku theksoi se është “krenar” që ka qenë golashënuesi më i mirë në vitin 2023.

“Unë isha golashënuesi më i mirë këtë sezon (vit), imagjinoni të mposhtësh ‘kafshët’, luanët e rinj si Haaland… Jam krenar, do të bëhem 39 vjeç së shpejti (shkurt)! Më pëlqen kur njerëzit dyshojnë tek unë dhe unë përfundoj i suksesshëm. Kritikat nuk më prekin”, siguroi kapiteni i kombëtares portugeze, në panel përkrah mbrojtësve të Manchester Cityt, Rúben Dias dhe Kyle Walker.

I pyetur për kandidatët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, CR7 nuk ishte përjashtim. Janë të njëjtat klube që kanë arritur në finale vitet e fundit. Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid…”, përfundoi ai.