Dallëndyshe Bici nuk ka pranuar mandatin e deputetes së PS-së. Ajo i ka kthyer përgjigje kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të pranojë plotësimin për vakancën e krijuar pasi Arben Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit.

Me një shkresë, e cila mbante datën 8 janar, Kuvendi I Shqipërisë njoftoi KQZ se Arban Ahmetaj e ka humbur mandatin, pasi në gjashtë muajt e fundit nuk është paraqitur në asnjë seancë plenare. Pas refuzimit të Bicit, burime të Lexo konfirmojë se Plarent Ndreca do të pranojë mandatin e deputetit.