Debatet në Big Brother Vip 3 nuk mund të mungonin. Që në ditën e parë të qëndrimit brenda në shtëpi ka pasur përplasje mes konkurrentëve.

Gazment Ujkashi dhe Ilnisa Agolli u përfshinë në debat, teksa qëndronin në oborr. Ilnisa i kërkoi “të mos fusë në sherr vajzat e vogla”, ndërsa Gazi u kundërpërgjigj, duke thënë se “mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi”. Do ta humbasësh toruan me mua, iu drejtua kozmetologu gazetares.

Ilnisa: E luaj shumë bukur me ty
Gazi: Me mua, asnjëherë!
Ilnisa: E luaj shumë bukur
Gazi: Luaje, mos e vrit mendjen
Ilnisa: Njëherë ta fal rrokatën, herën e dytë
Gazi: Çfarë do më bësh
Ilnisa: Si?
Gazi: Çfarë do më bësh?
Ilnisa: Do ta shohësh
Gazi: Je trime apo jo?
Ilnisa: Loja vazhdon! Jam duke heshtur tani
Gazi: Thuaje këtu në shesh të burrave
Ilnisa: S’do ta fal mbretëreshën herën e dytë. Mos fut goca të vogla në sherr
Gazi: Goca të vogla në sherr? Ka ndonjë gocë të vogël këtu?
Ilnisa: Hajde tani… të gjitha ne jemi goca të vogla përballë teje
Gazi: Seriozisht e ke?
Ilnisa: Pse, jemi gjë moshatar?
Gazi: Nëse ke probleme me inferioritetin, vazhdo…
Ilnisa: Unë probleme me inferioritetin?!
Gazi: Po. Çfarë të bëj unë, të të hap rrugë ty?
Ilnisa: Jo të bësh sehir
Gazi: Çfarë të më teket mua do bëj. Shpresoj mos të humbësh toruan me mua, se e humbe që tani.