Juristja Migena Balla është shprehur se sipas ligjit të shtetit shqiptar, në moshën 14-vjeçare, vajza ka të drejtë të kryejë marrëdhënie seksuale me kë të dojë.

Komentet Balla i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku mori në mbrojtje kirurgun e arrestuar në Tiranë, i cili abuzonte seksualisht me një 16-vjeçare prej dy vitesh.

Ajo shtoi gjithashtu se sipas ligjit, nuk quhet dikush pedofil nëse ka të dashur një 14-vjeçare.

“Unë po merrem me atë që ju po i bëni këtij njeriu. Nuk ka ligj për këtë në Shqipëri, sesa gra duhet të marrësh. Ka vakum ligjor. Të bëjë harem aty. Termi harem i takon Sulltanëve, jo personave të thjeshtë. Nuk shihja asgjë të paligjshme te marrëdhënia e doktorit me vajzën.

Çdo njeri është i pafajshëm përderisa ka prezumim pafajësie. Ligji ty të ka vënë limitin, 14 vjeçe ti ke të drejtë të kesh marrëdhënie seksuale me kë të duash ti. Do ishte shumë më mirë pse ky ligj ka ulur limitin e moshës.

Kjo do të thotë se nuk mund ta quash më një person pedofil, nëse ai ka një të dashur 14-vjeçare, sepse ligji e ka lejuar këtë gjë. Ne si myslimanë e kemi të ndaluar nga ana fetare që të implementojmë ligjet e një vendi tjetër. Pra nëse Shqipëria e ndalon poligaminë, nuk do të implementohej”, tha Balla.