Modelja e njohur, Demi Rose, së fundmi ka ngritur temperaturat përmes imazheve të reja. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke sjell vazhdimisht poza provokuese për fansat e saj, të cilët komentojnë pothuajse çdo lëvizje të saj.

28-vjeçarja ka lënë gojëhapur një pjesë të madhe të ndjekësve përmes disa fotografive joshëse që ndau në rrjetin social Instagram. Në poza tërheqëse, Demi është parë thuajse e zhveshur, ndërsa për të ruajtur intimitetin, është mbuluar me një mantel duke e kombinuar me lule rreth kokës.