Patinatorja ruse Kamila Valieva është dënuar me katër vjet burg për doping pasi u konsiderua e pafajshme fillimisht. Një hetim i Agjencisë Ruse Anti-Doping (Rusada) zbuloi se adoleshentja nuk kishte asnjë faj për një test të dështuar përpara Lojërave Olimpike Dimërore 2022. Por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (Cas) ka miratuar një apel të Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Lajmi për testin e dështuar të Valievës doli vetëm pasi ajo kishte ndihmuar Rusinë për të fituar medaljen e artë në Pekin në moshën 15-vjeçare. Valieva nuk ishte në gjendje të vërtetonte, para trupit gjykues, se ajo nuk kishte kryer shkeljen e Rregullit Anti-Doping. Valieva u bë gruaja e parë që bëri një kërcim katërfish në Lojërat Olimpike Dimërore. Ajo ishte bërë një yll i menjëhershëm global si patinatorja e parë femër që bëri një kërcim katërfish në një nga lojërat Olimpike Dimërore.

Rusia fitoi medaljen e artë në garën ekipore të patinazhit artistik më 7 shkurt 2022, por u njoftua katër ditë më vonë se Valieva kishte dështuar në një test droge përpara Lojërave. Valieva mori një ndalim të përkohshëm, por ai u hoq nga një gjykatë dhe ajo u lejua të garonte në garën teke për femra. Wada dhe Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) thanë se ishin të shqetësuar nga vendimi dhe kërkuan një ndalim katërvjeçar.