Duket se edhe për pak ditë do të mund të shijojmë temperaturat e larta dhe jo normale për stinën e dimrit. Megjithatë, në dhjetëditëshin e dytë të janarit duket se kjo do të ndryshojë, ku priten ulje të temperaturave.

“Do kemi një dimër të ngrohtë. Edhe janari pritet ë jetë me temperatura të më të lartë krahasuar me temperaturat normale. Ky muaj ka nisur me vranësira e reshje të pakta të izoluara në zonat malore. Ndërkohë të shtunën në mbrëmje dhe të dielën priten reshje në të gjithë territorin.
Temperaturat parashikohen të jenë rreth 18-19 gradë, temperatura jo të zakonta kur jemi ne zemër të dimrit.

Në dhjetëditëshin e dytë do ketë depërtim të rrymave të acarta, ku do shënohen edhe vlerat më të ulëta sa i përket këtij muaji duke ulur kështu temperaturat”, raporton Lajda Porja nga Meteoalb.