Foltorja nuk ka asnjë ide të re për periudhën Post-Berisha. Veç të jenë kopje të tija të zbehta.
Por Berisha ka treguar se është i pakopjueshëm, në të mirë e në të keq. E vetmja që ndryshe duket se është një përpjekje e fundit për bashkim formal, me grupin e deputetëve që kontrollohen nga Gazmend Bardhi.
Por ka edhe deputetë të tjerë që nuk identifikohen as me Berishën, as me Bashën, e as me Bardhin, si Ervin Salianji, që jo rastësisht zgjodhi të kthehej në selinë blu, një ditë pasi Berisha u mbyll në arrest shtëpie.
Për pjesën e mbetur të Foltores duket se e vetmja gjë e qartë është vazhdimi i rrëmujës në Kuvend. Por edhe për sa kohë? Derisa vendimi i Gjykatës së Lart i la pak dritë në fund të tunelit për logon dhe vulën. Duket e largët dita kur lideri i foltores të zbresë katet e të ulët në tokë. Dimri i demokratëve duket ende i gjatë.