Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rënë në Greqi, ku Fatmir Tarellari 50 vjeç, vrau kunatin e tij pasi pretendon se i përdhunonte të bijën 9-vjeçare.
Viktima është identifikuar si Erjon Pelivani, 33 vjeç.
Ngjarja ndodhi në Volos, ndërsa sipas policisë ka qënë Tarellari që i telefonoi autoriteve për t’ju treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.
Pak minuta më vonë ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte ekzekuar viktimën Pelivani pasi vajza e tij 18-vjeçare prej martesës së tij të parë, i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.
Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje ai kohët e fundit e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.
Pasi vajza e denoncoi tek babai i saj, ky i fundit bleu një armë dhe në vazhdim u kërkoi bashkëshortes së tij ti kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.
Pasi të dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.
Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga Erjon Pelivani.