Debatet mes Merit dhe Roza Latit vazhdojnë. Në një bisedë me Eglën, Meri Shehu tregon se është kapur sërish me Rozën, këtë herë sepse i tha që mjekra e saj duket silikon. Sipas saj Roza i është kthyer duke i thënë se “do ia shkulte flokët dhe ekshtejshënat”.

Meri Shehu: I thashë ia kjo mjekra duket si silikon. Kaq dhe ika dhe më tha mua moj kë quan ti…? I thashë moj je në terezi ti? I thashë je mirë ti moj? Po unë të shkul flokët, të shkul ekstejshënat, e di t’i se çfarë të bëj unë? Ua thashë unë iku kjo! Kush është ajo? Të gjithë kemi lënë shtëpitë tona, njerëzit tanë, por jo të na ulë një copë zhargavinë.
Egla: Mos e quaj zhargavinë se është gjynah.

Meri Shehu: Është gjynah, duhet të rritet.

Egla: Në qoftë se ke mundësi ta ndihmosh, ndihmoje, nëse s’ke mundësi shëndet.

Meri Shehu: S’të lë ajo ta ndihmosh, edhe kur i afrohesh me dashuri ajo të… Por unë bëj timen. Mua më vjen inat pse të prishë atë imazhin e bukur të një gjëje të madhe, kaq.