Xhemal Loka, i arrestuar pasi gruaja e tij Bedrie Loka, u vethelmua në Sukth të Durrësit, pas arrestimit është marrë në pyetje sërish nga policia.

Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka mohuar akuzën.

”Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”- ka deklaruar ai.

Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë.

Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.