Sipas Kalendarit Gregorian, dita e fundit e vitit është data 31 dhjetor.

Samoa dhe disa pjesë të Kiribatit janë ndër vendet e para që festojën ardhjen e Vitit të Ri, ndërsa ishujt Baker në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër të fundit.

Shumë kultura e festojnë Vitin e Ri në mënyra të ngjashme, ku mund të përmendim, darkën e Vitit të Ri dhe gatimet tradicionale, arritjet që secili duhet të përmbushë gjatë Vitit të Ri dhe sigurisht shijimi i spektaklit të fishekzjarreve.

Të dhënat e para të regjistruara për festimin e Vitit të Ri, datojnë në vitin 2000 para Lindjes së Krishtit në Mesopotami dhe kjo festë zhvillohej në periudhën e ekuinoksit pranveror, në mesin e muajit mars.

Sipas kalendarit të vjetër romak, 1 marsi ishte dita e parë e vitit dhe ai kalendar kishte vetëm 10 muaj.

Në vitin 1582, Kalendari Gregorian u ndryshua dhe 1 janari u bë dita e parë e vitit, duke i shtuar këtij kalendari edhe 2 muaj të tjerë, janarin dhe shkurtin. Që prej atij viti, pjesa më e madhe e shteteve në botë përdorin këtë kalendar.

Çdo vit mbi 1 milion njerëz mblidhen përpara sheshit “Time Square” në Nju Jork për të festuar natën e ndërrimit të viteve dhe për të parë spektaklin që zhvillohet aty.

Ndërsa për gjermanët, spektaklin e “Time Square” e zëvendëson, “Brandenburg Gate”, ku mblidhen një numër shumë i madh njerëzish për të festuar dhe për të parë spektaklin me fishekzjarre. Dollia e parë që ngrenë gjermanët gjatë ndërrimit të viteve është me verë të gazuar gjermane e njohur me emrin Sekt.

Festimet në Londër përqendrohen në orën e famshme Big Ben.

Ndërsa festimet më të mëdha ndodhin në Australi, në Sidnej ku 1.5 -2 milionë njerëz mblidhen në “Sydney Harbour”.

Ndër shpenzimet më të larta të natës së ndërrimit të viteve janë ato në Dubai, ku shifrat e shpenzuara vetëm për fishekzjaret e hedhura në Burj Khalifa arrijnë nivele shumë të larta.

Në mesnatën e 31 dhjetorit, në të gjithë tempujt budistë të Japonisë bien këmbanat 108 herë, si simbolikë për të kujtuar 108 mëkatet e njerëzve dhe për të larguar 108 dëshirat që të cojnë drejt këtyre mëkateve. Një prej atraksioneve më të mëdha është edhe këmbana Night në Tokio.

Meksikanët e festojën ardhjen e Vitit të Ri duke ngrënë 12 kokrra rrushi dhe duke shprehur 12 dëshira për secilin muaj.

Në disa qytete të tjera si Kolumbi, Kubë dhe Porto Riko, një traditë të vjetër vazhdon të praktikohet edhe në ditët e sotme. Atje njerëzit krijojnë një kukull të veshur me kujtime nga e kaluara dhe në mesnatë kjo kukull digjet duke i dhënë fund kujtimeve të këqija.

Në Antarktidë gjithmonë mbahet një festival i njohur me emrin “Icestock” në natën e ndërrimit të viteve.