Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 23-vjeçarit në Vlorë. Gazetari Elton Nika tha për ABC News se Gëzim Sinomati dyshohet se është qëlluar nga sedija e pasme e makinës në një distancë rreth 34-40 metra.
23-vjeçari është qëlluar me snajper nga një automjet tip “BMË”, automjet i vjedhur dhe me targa të dubluara.
Ndërkohë në pjesën e pasmet të makinës së djegur është gjetur një bllok betoni. Sipas grupit hetimore autori mendohet se ka qenë profesionist dhe se blloku i betoni ka shërbyer për të mbështetur armën. Autori i këtij krimi dyshohet se është vrasës profesionist me pagesë. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, deri më tani nuk është gjetur arma dhe as gëzhoja. Sakaq janë mbledhur rreth 50 kamera sigurie të bizneseve.