Euronews Albania ka siguruar emrat e tre të rinjve shqiptarë të cilët raportohet se u dhunuan barbarisht nga persona të paidentifikuar në territorin e Malit të Zi.
Ata janë shtetasit Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, të cilët ishin nisur për Gjermani. Pasi kanë zbritur nga trageti në Kotor, janë dhunuar nga 8 persona të veshur me veshje ushtarake.