Katër persona janë lënë në “Arrest në burg”, dhe nis procedimi në gjendje të lirë për 7 të tjerë, pasi magazinonin dhe tregtonin paketa me cigare, të kontrabanduara, në dyqanet e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cigarette”.

Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për Flamur Zeqiraj, 68 vjeç, Pavlin Jakaj 43 vjeç, Artur Shehu, 29 vjeç, Edmond Ftoni 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për : D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.