Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorë brenda muajit tetor të këtij viti.

Kreu i qeverisë shprehet se punimet po ecin me ritme të shpejta, teksa thekson se objekti i kultit është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës

“Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtaret dhe vizitorët.

Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës”, shkruan kryeministri Edi Rama.