Janik Siner ka hyre në histori duke fituar sot Australian Open me një përmbysje spektakolare përballë rusit Danil Medvedev, duke u bëre italiani i parë që triumfon në një turne të tillë qe nga viti 1976.

Edhe pse Medvedev e nisi ndeshjen me shumë ritëm në Melburn dhe fitoi dy setet e parë me shifrat identike 6-3, italiani nuk u demoralizua dhe ktheu fatin e ndeshjes në favor të tij. Ai fitoi dy setet pasardhëse me shifrat 6-4 6-4, duke çuar fatin e takimit në setin final. Aty, Siner dominoi qe në fillim dhe mbylli setin 6-3, duke bëre të tijin trofeun, që është i pari Grand Slam i karrierës për italianin