Moderatorja Bora Zemani, feston sot ditëlindjen dhe mbush 32-vjeç, dhe urimin e parë e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj.

Moderatori dhe aktori i njohur, ka postuar një foto të Borës në “InstaStory”, në të cilën ka shkruar: “Për ty botën”.

Për Borën nuk kanë munguar urimet as nga mikja e saj Semi Jaupaj, Romeo Veshaj apo Sara Hoxha.

“Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’”- ka shkruar Semi krahas një videos duke kërcyer dhe kënduar me Borën.