Lajmi se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre prej kohësh po qarkullon prej ditësh në media.

Tashmë mësohet se ish-çifti ka nisur edhe procedurat e divorcit, ndërkohë që është raportuar se princi ka nisur një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi.

Në këto ditë festash ndarjen duket se e ka konfirmuar edhe Elia pasi ka uruar Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, pa praninë e princit.

‘Të dashur miq, ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri 2024! Lutem për një vit sa më të mbarë për ju e familjet tuaja, një vit ku të mbizotërojë harmonia dhe toleranca, dashuria dhe falja, mirëkuptimi dhe shpresa! Uroj për çdo fëmijë në këtë natë ndërrimi vitesh, të ketë përpara një pjatë të ngrohtë, një dhuratë, dhe një përqafim plot dashuri!’- shkruan Elia Zaharia.

Kujtojmë që pak ditë më parë Leka u fotografua në aeroportin e Budapestit me fotografen Blerta Celibashi.