Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Pak muaj më parë ajo njihej si “fotografja”, ndërsa tashmë si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

E mesa duket Princ Leka ka zgjedhur të mos fshihet më dhe të shprehë hapur ndjenjat që ka ndaj saj.

Së fundmi Blerta ka publikuar në video të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, ku duket si një “përgjigje” për paragjykimet ndaj saj.

Ajo ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e Princit i cili i ka komentuar me një emoji me sy me zemra.