otoja e mësipërme është e nënkomisarit në Policinë e Durrësit që u vetevra ditën e sotme. Mësohet se Arben Pjeçi ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike prej disa ditësh, për shkak të pezullimit nga puna.
Ditën e sotme atij i është komunikuar shkarkimi nga detyra që kishte, për shkak se ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit për plagosje të lehtë. Ndërkohë që policia e Durrësit nuk ka treguar në njoftimin për mediat, nëse Pjeçit i është ofruar ndihmë psikologjike për shkak të gjendjes që ndodhej prej disa ditësh.