Një 41-vjeçare i dha fund jetës më datë 2 janar pas bullizimit që i bënin në TikTok. Detaje tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme. Familjarët e Bedrie Lokës thonë se ishte kushërira që ia hapi TikTok-un me emrin e saj dhe postonte foto e shkruante fjalët më të rëndë që mund të thuhen për një grua, një nënë.
Foto/ Postimi në TikTok që çoi në vetëvrasjen
Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën, e cila më pas kishte kërkuar falje, por fotot nuk i ka hequr.
Bedrie Loka kishte bërë denoncim në polici se po bullizohej në rrjetet sociale, por nuk u mor asnjë masë. Për dy vjet ajo ka qenë në një presion të madh psikologjik që e detyroi të vetëvritet dy ditë pas kishte hyrë 2024-ta.