Flamuri shqiptar është ekspozuar vitin që lamë pas nga shumë figura të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa së fundmi duket se një plis shqiptar ka rënë në dorë të Papa Françeskut.

Një foto e Atit të Shenjtë me një plis me shqiponjën dykrenare u publikua nga kryeministri Edi Rama me mbishkrimin “Foto e ditës”, ndërsa të shumtë ishin komentuesit që e cilësuan si “Fotoja e vitit”.
Ende nuk dihet se kush është autori i fotos dhe se si ka rënë ky plis në duart e Papa Franceskut.