Dëbora ka mbuluar pothuajse të gjithë Shqipërinë. Edhe pse si pasojë e saj ka pasur vështirësi në qarkullim, shumë prej njerëzve e kanë shijuar atë.

Por ndërsa moti i keq dhe bora kanë filluar të bëhen rrezik serioz për shumë vende të botës, për një pjesë të personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar ndodh krejt e kundërta. Këtë fundjavë dhe këto ditë të janarit, disa kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh mes bardhësisë së borës.