Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka takuar në Kongresin Amerikan, kongresmenin Peter Sessions.

Gjiknuri shkruan se sëbashku me kolegë të Kuvendit kanë diskutuar me kongresmenin çështje që lidhen me sigurinë në rajon dhe në botë.

Ndër të tjera ai shkruan se mesazhet kyçe dhe me interes për këtë fushë, do të diskutohen të mërkurën në konferencën për sigurinë dhe sfidat e rajonit tonë, e cila do të zhvillojë punimet në mjediset e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Postimi i Gjiknurit:

Bashkë me kolegë të Kuvendit patëm kënaqësi të bashkëbisedojmë me kongresmenin Peter Sessions me të cilin diskutuam tema të çështjeve që lidhen me sigurinë në rajon ashtu sikurse me zhvillimet më të fundit në rrafshin e sigurisë botërore.

Me interes edhe mesazhet kyçe që pritet të përcillen ditën e nesërme në konferencën për sigurinë dhe sfidat e rajonit tonë, e cila do të zhvillojë punimet në mjediset e Kongresit të Shteteve të Bashkuara!