Superkupa e Spanjës zhvilloi gjysmëfinalen e dytë, aty u në Riad skuadra e Barcelonës fitoi 2-0 kundër Osasunës, për të gjetur në finalen e këtij eventi Real Madridin, teksa El Clasico do luhet në Arabinë Saudite.

Dueli në “KSU Stadium” u ndoq nga 23932 tifozë, me Barçën që nuk e pati të lehtë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta katalanasit treguan potencialin e tyre. Si fillim ishte Lewandowski që në të 59′ zhbllokoi sfidën pas asistit të Gundogan. Në fund, Yamal shënoi golin e dytë në minutën 90+3, kjo pas një asisti të bukur të Joao Felix.

Kështu, të dielën në orën 20:00 në Riad do jenë Real Madridi dhe Barcelona që do diskutojnë trofeun e parë të vitit, me El Clasicon që merr jetë në Arabinë Saudite.