Myrto Uzuni e nis me gol vitin 2024.

“Bomberi” shqiptar i Granadas zhbllokoi takimin me Cadizin në kuadër të javës së 19-të, pas një asisti të dhënë me kokë nga Boye. Në fakt, fillimisht anësori sinjalizoi për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR, goli u konsiderua i rregullt.

E ligjshme festa për sulmuesit shqiptar, i cili sigloi golin e gjashtë sezonal në La Liga.

Vetëm dy minuta më pas, futbollisti beratas lëshoi një goditje të kalibruar nga jashtë zonës, po reagoi në kohë portieri mik. Tjetër mundësi për Uzunin, por këtë herë sulmuesi shqiptar nuk bën zgjedhjen e duhur.