TIRANË=Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “All in”. Vodhën shumën 10 000 euro, në subjektin ku ishin të punësuar, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka rezultuar se dy të arrestuarit, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “All in”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.