Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri ka rifilluar përsëri nga Insituti Agenda me sondazhe periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhet janë realizuar nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Gjithashtu, me rastin e 111 vjetorit të Policisë së Shtetit, Dr. Zaloshnja ka kryer një analizë të vdekjeve/plagosjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore për dekadën e fundit.

GJETJET E BAROMETRIT DHE TË ANALIZËS SË SIGURISË

Rreth 75.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete – 58.7% pozitiv dhe 16.4% anojnë pozitiv. Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
Rreth 69.7% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 55.9% pozitiv dhe 13.8% anojnë pozitiv. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e opinionit pozitiv me 8.7 pikë përqindje (shihni Grafikun 1).
Rreth 75.2% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 5.2 pikë përqindje (shihni Grafikun 2).
Rreth 77.6% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 11.6 pikë përqindje (shihni Grafikun 3).
Rreth 67.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 6.4 pikë përqindje (shihni Grafikun 4).
Rreth 80.3% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 5.3 pikë përqindje (shihni Grafikun 5).
Rreth 70.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor. Krahasuar me tre vjet më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni Grafikun 6).
Raporti i vdekjeve nga krimi dhe aksidentet rrugore ndaj totalit të vdekjeve gjithsej në Shqipëri zbriti në 10.8 për mijë, nga 20.7 pë rmijë që ishte më 2013 (shihni Grafikun 7). Për këtë tregues, Shqipëria është afër BE-së, ndërsa Mali i Zi larg BE-së (shihni Grafikun 8).
Vdekjet nga krimi jashtë familjes (për milion banorë) ishin vjet pothuaj sa çereku i vitit 2013 (shihni Grafikun 9). Për këtë indeks, Shqipëria është shumë afër BE-së, ndërsa Mali i Zi shumë larg BE-së (shihni Grafikun 10)
Vdekjet dhe plagosjet e rënda nga aksidentet rrugore (për qindmijë mjete në qarkullim) kanë shënuar një tkurrje galopante gjatë dekadës së fundit (shihni Grafikun 11). Në këtë drejtim jemi ende larg BE-së, por Mali i Zi është shumë më larg (shihni Grafikun 12). Që t’i afrohemi BE-së, duhet të reduktohen ndjeshëm vdekjet e kalimtarëve/biçiklistëve/motoçiklistëve, që përbëjnë mbi gjysmën e vdekjeve rrugore.

GRAFIKËT: