“Gripi apo virozat e stinës te disa pacientë mund të shkaktojë komplikacione që kanë nevojë për trajtim afatgjatë. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi” paraqiten çdo ditë 12 pacientë që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Florenci dhe Ilberi janë dy pacientë të cilët gripi u ka shkaktuar komplikacione. Për “ABC news” tregojnë simptomat që kishin, që prej momenteve të para të infektimit. Mjekja pneumologe Irma Tashi, thotë se pavarësisht moshat e treta janë më të rrezikuar për shkak edhe të sëmundjeve kronike, këtyre komplikacioneve nuk i kanë shpëtuar as të rinjtë. Fluksin më të shtuar të pacientëve spitali “Shefqet Ndroqi” e ka gjatë orëve të mbrëmjes. Fluksi i lartë i pacientëve të prekur nga virozat e stinës, gripi apo edhe Covid-19 pritet të pësojë rritje. Piku pritet të shënohet në mesin e muajit shkurt.