“Nuk kam as shtëpi tani”, tha ylli i “Aquaman”, Jason Momoa për “Entertainment Tonight” të mërkurën. “Unë jetoj në rrugë.”
Aktori shpjegoi se është duke punuar në serialin dokumentar ‘On the Roam’, i cili pason takimet e tij me zejtarë, muzikantë dhe sportistë teksa udhëton nëpër Amerikë.
“Unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme”, tha ai, duke shtuar se fansat e tij janë të befasuar kur e shohin të performojë në qytete të vogla.
“Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Ata thonë: “Çfarë dreqin po bën në vendet tona?” shprehet aktori. “Më pëlqen ideja për të qenë me njerëzit e zakonshëm dhe për të bërë artin tim, që është filmimi dhe më pas ua tregoj atyre”, përfundoi Momoa.
Ndërkohë, aktori 44-vjeçar tregoi se stili i jetës së tij nomade do të vazhdojë në të ardhmen e parashikueshme, pasi do të shkojë në Zelandën e Re për të filmuar ‘Minecraft’.
Nga ana e tij personale, Momoa u divorcua me Bonet të hënën, më 8 janar, menjëherë pas dorëzimit të dokumenteve ligjore.
Dokumentet e siguruara nga Page Six thanë se aktori dhe aktorja 56-vjeçare e “Cosby Show” kishin arritur një marrëveshje në lidhje me të drejtat e tyre martesore dhe pronën e përbashkët. Sipas dosjes, Bonet kërkoi kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore për dy fëmijët e tyre, Lola 16-vjeçare dhe Nakoa-Wolf 15-vjeçare.