Pas debatit në oborr, Fationi dhe Heidi vendosën të diskutojnë vetëm për vetëm.

Konkurrenti u përpoq të bindte Heidin se toni i zërit nuk ishte i lartë, ndërsa modelja e cilësoi arrogante sjelljen e tij. Fationi i tregoi se është i mërzitur, ndërsa Heidi i kërkoi të mos ia marrë tolerancën për dobësi.

Fationi: Prita momentin që ti të ishe vetëm dhe të thashë herës tjetër nëse…

Heidi: Jo, nuk e thashë këtë. Më fole komplet me nerv dhe presion! Mos ma merr tolerimin tim për budallik, se të të kthehem unë pastaj e sheh se çfarë është nervi i vërtetë. Ke vënë para një njeri të butë. Nuk ke nevojë të më bësh atë lloj presioni

Fationi: Është fjalë e rëndë presioni

Heidi: Arrogancën tënde… me mua nuk ndodh

Fationi: Ku e pe arrogancën

Heidi: Po ta them direkt tani, se unë jam njeri i butë, e vlerësoj që më ke qëndruar pranë, të kam kërkuar falje kur…

Fationi: Po ku e pe ti

Heidi: Seriozisht e ke ti, më shih në sy. Ti kur zihesh nuk e mban dot veten, por me mua do e mbash.

Fationi: Unë të thashë që nëse më flet me atë ton, më mirë mos më konsidero më.

Heidi: E kupton ti veten, se nëse nuk e kupton, ne e mbyllim këtu se ti ke probleme. Nëse ti nuk e kupton veten, po më hedh hi syve

Fationi: Sigurisht që jam i mërzitur. Të thashë nëse e bën më, zere se nuk jam pastaj

Heidi: Po si të duash o Fatjon, se nuk më plas fare