Ministrja Elisa Spiropali, njëherazi drejtuese politike e qarkut Shkodër është shprehur e entuziasmuar në lidhje me projektin madhor të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Kosovën duke kaluar nga Shkodra.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se ky projekt strategjik, i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i japë tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut.
*Statusi i plotë*
📍Lezhë – Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024-ës në parlament, qeveri dhe parti & diskutime nga sesioni i mbledhjes së zgjeruar të kabinetit qeveritar, për të ecur më shpejt drejt objektivit për kthimin e Shqipërisë në lideren e rajonit në të gjitha fushat.
Shumë e lumtur që hekurudha Durrës-Prishtinë, një projekt strategjik i dakordësuar në parim nga të dyja ministritë e Infrastrukturës 🇦🇱 🇽🇰 do të kalojë nga Shkodra.🫶🏻
Ky projekt madhor i jep një tjetër ritëm zhvillimi kryeqendrës së veriut. 👏🏻
#VetëmPërpara➡️🇦🇱
#Shqipëria2030⬆️