KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billbordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiç, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në veri të vendit, në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Lidhur me këtë rast Sveçla u shpreh se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.